Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar të rënët e Familjes Jashari për çlirimin e Kosovës.
Ajo bërëi këtë kujtim pikërisht, më 5 mars kur po mbushen 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Presidentja ka zgjedhur një fotografi me fëmijët e Jasharajve për të treguar sakrificën e madhe që është bërë për çlirimin e vendit.
“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht! #EpopejaeUÇK-së”, teksa ka shpërndarë fotografinë e fëmijëve.