Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë masakër reëgjimi serb ka vrarë e masakruar 44 civilë, ku synimi i forcave kriminale serbe ka qenë spastrimi etinik i shqiptarëve.
Osmani tutje ka thënë se përvjetorin e 25-të, të Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.
“Presidentja Vjosa Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve.
Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.
Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


