Presidentja e vendit Vjosa Osmani pas takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kërkesat e BE-së.
“Është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën. Jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar Osmani në Facebook.


