Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në vend.
Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë lidhur me rastin dhe zhvillimet e operacionit.
Komunikata:
📢Komunikatë për media
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona
Prishtinë, qershor 2026 – Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.
🗣️ Detajet e konferencës për media:
Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kati VI
Ora: 13:00
https://prokuroria-rks.org/artikulli/13967
#prokuroriaspeciale #kosovopolice


