KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar që në çdo hap e ka pasur përkrahjen e Shqipërisë
Politikë

Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar që në çdo hap e ka pasur përkrahjen e Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 18:41 -15/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një konferencë për medie, pas takimit, Osmani tha se Kosova po përballet me një sfidë të re, atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, prandaj është e bekuar që në çdo hap të këtij procesi e ka përkrahjen e Republikës së Shqipërisë.

Osmani shtoi se synimi i Kosovës është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike dhe se “në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Kurrë nuk është e tepërt që në emër të popullit të Kosovës të shpreh mirënjohje të thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë për Republikën tonë edhe në kohë të vështira. Përderisa kemi festuar të arriturat tona në historinë tonë këto ditë  siç e dini Kosova po përballet me një sfidë të re është përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Siç e thashë dhe me mbi të gjitha kjo është kauzë për më shumë të drejta të njeriut për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie religjioni. Prandaj jemi të bekuar se në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për çka edhe njëherë ju falënderoj. Përderisa ne po flasim deputetët e  Republikës së Shqipërisë dhe ata Republikës së Kosovës janë duke lobuar fuqishëm tek gjithë homologët e tyre në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës me shpresën që nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim. Së bashku me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama dhe të gjithë liderët të sigurojmë që Kosova ta ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë. Siç e dini synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Kosova News 15/04/2024 15/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?