Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Dragash, pas takimit me kryetarin e komunës, Behxhet Xheladini, iu drejtua kuvendarëve.
Presidentja Osmani tha se si komunat e tjera edhe Dragashi has në probleme për zhvillimin ekonomik. Por para kuvendarëve ajo u shpreh se beson që këto probleme do të tejkalohen, duke punuar bashkarishtë.
E para e vendit duke folur për Dragashin tha se promovon diversitetin e bashkëjetesës.
Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, tha se me presidenten Osmani ka folur për problemet me të cilat po përballet komuna me theks të veçantë pengesën në zhvillimin ekonomik që po i bën Parku nacional i Maleve te Sharrit.


