Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot viziton komunën e Dragashit.
Gjatë rrugës për në Dragash, ajo ka ndaluar për ta bërë një foto dhe për të shijuar bukurinë magjepsëse të maleve të Sharrit.
Gjatë vizitës në Dragash presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.
Në një njoftim për media thuhet se në orën 11:00, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.
Në orën 11:40, e para e vendit do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.
Në orën 12:10, Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini do të deklarohen për media.


