KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Çështjet që krijojnë dykuptimësi në draftstatutin e Asociacionit duhet të adresohen
Politikë

Presidentja Osmani: Çështjet që krijojnë dykuptimësi në draftstatutin e Asociacionit duhet të adresohen

Kosova News
Kosova News 15:28 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe. Ajo tha se shpreson se të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. E para e vendit tha se ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar te të gjithë akterët e përfshirë në përgatitjen e këtij drafti.

Kështu u shpreh Osmani pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliun.

Ajo tha para mediave se është kërkesë e emisarëve ndërkombëtarë që të mos bëhen publike komentet në lidhje me këtë draft-statut.

“Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzoj komentet. Unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti. Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur, i kanë të gjithë akterët relevantë të cilët kanë qenë të involuar në përgatitjen e këtij drafti, përfshirë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, e rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë. Me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese. Mirëpo në qoftë se jo unë jam e bindur që Gjykata do i sqarojë ato duke u bazuar edhe në interpretimet e vet gjykatës që i ka dhënë në vitin 2015, shumë prej të cilave janë si parime udhërrëfyese tani për çfarëdo asociacioni”, deklaroi Osmani.

Tutje, kryetarja e shtetit nuk dha detaje sa i përket komenteve të saj, por shtoi se është e padrejtë që i njëjti nuk është ndarë edhe me partitë opozitare.

“Meqenëse është kërkesë e vet emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet, pa e bërë ata vet publik draftin që e kanë prezantuar, do ta respektoj këtë kërkesë. Edhe pse mendoj që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e pa arsyeshme që ky draft mos të ndahet edhe me liderët e opozitës. Ata përfaqësojnë si parti politike qytetarë të Republikës së Kosovës, kështu që si presidente kam insistuar nga dita e parë që ky draft të ndahet edhe me ta dhe shpresoj shumë që së shpejti ata që janë autorë të këtij dokumenti do ta japin edhe miratimin për një gjë të tillë”, shtoi ajo të martën.

Osmani theksoi se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draft-statutin euroamerikan.

“Në vitin 2015 ka pasur një dokument parimesh, i cili është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Shumë prej atyre parimeve të vitit 2015 janë shpallur kundër kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Dhe parime të tilla, shumë prej tyre nuk janë tani në draftin aktual. Janë dy-tri gjëra të cilat krijojnë dykuptimësi dhe natyrisht që ato duhet të adresohen, qoftë para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese, qoftë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Por patjetër duhet të sqarohen përfundimisht në mënyrë që të mos lejohen ashtu si janë të hyjnë në fuqi, sepse mund të krijojnë probleme në praktikë”, përfundoi presidentja Vjosa Osmani.

Rohde: Sa më shpejt që krijohet Asociacioni aq më mirë
Stoltenberg, Vuçiqit: Grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Terras: Pasi të formohen institucionet mund të ketë përparim në heqjen e masave për Kosovën

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?