KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg, Vuçiqit: Grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon
Politikë

Stoltenberg, Vuçiqit: Grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon

Kosova News
Kosova News 10:37 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas vizitës në Kosovë është duke qëndruar në Serbi.

Stoltenberg ka thënë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova është çelës i normalizimit të marrëdhënieve.

Ai ka deklaruar se NATO është e gatshme ta ruajë paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke shtuar se llogarit në të gjitha palët për t’i ulur tensionet.

“Mezi pres forcimin e bashkëpunimit, Vuçiq dhe unë diskutuam tensionet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë sigurinë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. NATO është e gatshme të ruajë paqen. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet. Unë mbështes formimin e Asociacionit, ky do të ishte çelësi i normalizimit”, theksoi Stoltenberg.

Vuçiq i është ankuar shefit të NATO-s se që prej vitit 2001 vetëm serbët në Kosovë janë sulmuar, duke deklaruar se sulmet ndaj tyre janë shtuar sidomos pas ardhjes së Kurtit në pushtet.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme për më shumë se një orë e gjysmë dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësishëm për ne, me shpresën se do të kemi siguri në Kosovë.M. Serbët janë kërcënuar dhe sulmuar, shqiptarët asnjëherë nuk janë sulmuar. Për të qenë të saktë, vetëm serbët janë sulmuar që nga viti 2001 dhe sidomos kur Kurti ka qenë në pushtet”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Serbia ka pikëpamje tjetër për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.

Ka shtuar se mezi presin bashkëpunimin me NATO-n.

“Meqenëse e di se Perëndimi është i interesuar vetëm për Banjskën dhe Zveçanin, më duhet të them se ne kemi një pikëpamje tjetër për atë që ka ndodhur, por i kuptojmë kërkesat e NATO-s dhe Perëndimit”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?