Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me një postim në Twitter për marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit që do të njihen respektivisht në kufi.
Begaj shkruan se kjo marrëveshje është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai ka shprehur edhe mirënjohjen për ShBA-në dhe BE në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë , në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e BE & SHBA ”, shkruan Kreu i Shtetit.


