KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më 13 tetor fillon debati për miratim të liberalizimit të vizave ndaj Kosovës
Politikë

Më 13 tetor fillon debati për miratim të liberalizimit të vizave ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:46 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenca çeke e BE-së ka bërë të ditur se në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të njëjtit janë zotuar se do bëjnë çmos që ta fusin çështjen e liberalizimit të vizave në agjendën e ministrave sa më parë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Presidencës çeke, Václav Smolka, për Gazetën Express, duke konfirmuar se në mesin e shteteve të BE-së ka gatishmëri që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka deklaruar ai.

“Presidenca çeke do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë sa më shpejt këtë çështje në nivelin e ministrave. Mirëpo, përkrahja/miratimi nga Këshilli Evropian (shefave të shteteve) nuk është një parakusht në këtë çështje. Ajo që është me rëndësi, procesi në Këshill që ende  mund të zgjasë disa muaj, është në rrugën e duhur. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive drejt një vendimi pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur”, tha më tej zëdhënësi çek.

“Progresi do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në rajon, prandaj Presidenca mbështet plotësisht përpjekjet për një trajektore pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.

“Takimi i ardhshëm i liderëve në Pragë është një takim joformal pa një agjendë zyrtare. Pritet që takimi, i kryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të pasqyrojë sfidat më të urgjente me të cilat përballet BE-ja aktualisht, përkatësisht luftën në Ukrainë dhe sigurinë energjetike dhe ndikimet e saj ekonomike”, u shpreh Smolka.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë të publikuar më 16 shtator, ku u bë thirrje për progres në liberalizimin e vizave për Kosovën u pa gjithashtu si shenjë që mbështetja politike në mesin e bllokut evropian për këtë proces ekziston.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

TAGGED: Liberalizimi i vizave
Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?