KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më proamerikan në botë
Politikë

Prattipati: Kosova me të vërtetë është shteti më proamerikan në botë

Kosova News
Kosova News 23:02 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë që është më proamerikan se Kosova, tha e ngarkuara me Punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në manifestimin festiv “Thank You USA”, të organizuar nga Kryeqyteti me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Më keni dëgjuar ta them edhe më parë, por sonte e them me gjithë zemër. Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë. Populli i Kosovës, unë e njoh lojalitetin dhe lidhjet, ato janë të pashkatërrueshme.

Respekti dhe afërsia që kam parë këtu janë të jashtëzakonshme. Kudo që kaloj, njerëzit më falënderojnë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe kjo më ka prekur thellësisht.

“Gjithçka që keni bërë këtu në këtë vend për të nderuar Shtetet e Bashkuara më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Kjo valë dashurie, afërsie, mirënjohjeje dhe falënderimi do të thotë shumë për Shtetet e Bashkuara dhe për mua personalisht. Të jem këtu për ta përfaqësuar vendin tim në një kohë kaq të veçantë është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Thjesht dua t’ju them faleminderit juve, popullit të Kosovës”,  tha ajo.
Prattipati tha seedhe Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë dhe ia kthejnë Kosovës këtë besim e miqësi, duke vëën në dukje mbështetjen amerikane për shtetformimin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ia kthejnë këtë afërsi dhe lojalitet. Ne e dinim në vitin 1999 se Kosova ishte gati të bëhej shtet. E dinim edhe në vitin 2008 se kishte ardhur koha që Kosova të ishte një shtet i pavarur, sovran dhe multietnik, që të zinte vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare. E dinim se Kosova do të ishte një partner dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, dhe ju e keni dëshmuar këtë në 18 vitet e fundit”, tha ajo.

Prattipati tha se mes dy vendeve ka pasur raste kur janë shfaqur mospajtime, por nënvizoi se ato nuk e kanë lëkundur partneritetin strategjik, duke shfaqur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.

“Po, kemi pasur mosmarrëveshje dhe çështje ku ndonjëherë nuk jemi pajtuar, por në përgjithësi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë bërë aq shumë së bashku. Kemi qenë partnerë, kemi ndarë vlera dhe kemi arritur gjëra të mëdha. Kemi parë Kosovën të rritet dhe kemi parë Kosovën të na mbështesë në disa nga çështjet më të rëndësishme në botë. Lidhjet tona po bëhen më të forta çdo ditë dhe çdo vit.

Shpresojmë që edhe në 250 vitet e ardhshme këto lidhje të vazhdojnë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve mes dy qeverive, por për shkak të njerëzve si ju që jeni këtu sonte. Ne i shohim këto lidhje kulturore dhe njerëzore të rriten çdo ditë përmes programeve të shkëmbimit dhe bashkëpunimit, dhe kjo është garancia më e fortë për të ardhmen e miqësisë sonë”, shtoi Prattipati.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara përfaqëson një vlerë që nderohet çdo ditë.

“Prishtina dhe Kosova ju duan juve, i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe jo vetëm 4 Korriku, por ne në fakt festojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë mirënjohës që ju kemi këtu. Të gjithë ne, natyrisht, do të dëshironim t’ju jepnim një moment me gjithë këtë publik të mrekullueshëm këtu që të na tregoni për kohën tuaj në Prishtinë, në Kosovë, dhe gjithashtu t’ju urojmë për 250-vjetorin”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Kosova të vendosë për gazin amerikan bazuar në interesat e saj

Kosova kërkon të mos mbetet peng i dialogut me Serbinë në rrugën drejt BE-së

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Fabrika e qumështit “VITA” s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

OKB: Inteligjenca artificiale po rrit ndjeshëm konsumin e energjisë dhe ujit
23:28 -04/07/2026
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, fluks minimal në pikat kufitare
22:37 -04/07/2026
Kaçanik: Policia trajton vjedhjen e pyllit, një i dyshuar kapet në flagrancë
22:14 -04/07/2026
Maroku avancon në çerekfinale me fitore bindëse ndaj Kanadasë
21:42 -04/07/2026
Pas derdhjes së qumështit, fermerët thirrje AUV-së për transparencë
21:38 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?