KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Shijo Kosovën”
Ekonomi

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Shijo Kosovën”

Kosova News
Kosova News 08:42 -03/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Posta e Kosovës, nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare me titull “Shijo Kosovën”, si produktin më të ri të Filatelisë së saj.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si pjesë e organizimeve dhe manifestimeve të shumta për nder të mërgimtarëve tanë në kuadër të platformës “Shijo Kosovën”.

“Roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve tanë në periudhat e ndryshme të historisë së vendit tonë ishte dhe vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm. Në ditët e sotme shumë prej tyre po na bëjnë krenar me arritje në shkencë, art, kulturë, sport, biznes, etj., duke u bërë ambasadorë të shkëlqyeshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Postës së Kosovës.

Tutje thuhet se në shenjë falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj paraqet pamjet e pullës postare pikërisht me logon e të gjitha manifestimeve të organizuara përmes platformës “Shijo Kosovën”.

Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me vlerë nominale €2.10, të vendosur në tabak të dizajnuar me 4 pulla postare, emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike.

Pulla postare “Shijo Kosovën“ do të jetë në shitje për të gjithë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset, deri në konsumim të plotë, përmes imazhit të saj artistik promovohet shteti ynë kudo nëpër botë.

“Kujtoni këto ditë të bukura të verës 2023 në Kosovë. Duke blerë pulla postare, dërgoni përshëndetje nga Kosova me këtë pullë postare që përfaqëson vendin tonë të dashur”, thuhet mes tejrash nga Posta e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

Kosova News 03/08/2023 03/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?