KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan
Ekonomi

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

Kosova News
Kosova News 12:17 -18/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se bashkëpunimi në fushën e energjetikës është një prej shtyllave të bashkëpunimit ekonomik me partnerët evropianë.

Kështu kanë thënë nga Washingtoni, të pyetur lidhur me kërkesën e ShBA-së që Kosova të lidhet me rrjetin e gazit amerikan dhe qëndrimin e Qeverisë Kurti për të mos ndërtuar rrjet të LNG-së brenda Kosovës por për t’u kyçur në centralin e Vlorës.

Nga DASH thonë se bashkëpunimi në fushën energjetike rrit dhe sigurinë e Evropës.

“Eksporti i energjisë amerikane është një shtyllë qendrore në bashkëpunimin tonë ekonomik me partnerët evropianë. Eksportet e energjisë amerikane forcojnë sigurinë energjetike në Evropë”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sa i përket Kosovës, nga DASH kanë thënë se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për një të ardhme të sigurt energjetike përmes diversifikimit të furnizimit me energji elektrike, ku përfshihet edhe Gazi i Lëngshëm Natyror (LNG)
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike të SHBA-së dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, duke përfshirë edhe LNG-në amerikane”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gazetën Express.

Kërkesa që Kosova t’i bashkohet rrjetit amerikan të gazit ka pasur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë. E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane, Annu Prattipati, e ka bërë një gjë të tillë përmes një shkrimi autorial të botuar ditë më parë.
Edhe zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, ka thënë se Kosova rrezikon të humbasë mundësi të rëndësishme investimi, nëse nuk siguron furnizim të qëndrueshëm me energji.

Ai ka kërkuar madje që Kosova të ndërtojë një central të gazit. Këto deklarime kanë ardhur pas qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti, se Kosova mund të lidhet në centralin e Vlorës dhe nga atje të importojë energji elektrike.

Projekti i gazit amerikan kishte qenë temë edhe në vitin 2021 kur MCC kishte vendosur fonde në dispozicion që Kosova të lidhet me gazsjellësin amerikan. Megjithatë ai projekt nuk ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti dhe ishte vendosur që ato fonde të shpenzoheshin për projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

Gjithashtu lexoni:

Bie çmimi i naftës edhe për dy cent në Kosovë

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Rizvanolli: Mbi 35 milionë euro investime në efiçiencë të energjisë në Kosovë

Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kosova News 18/06/2026 18/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
73%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
31 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë
13:16 -18/06/2026
Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”
13:03 -18/06/2026
Pakënaqësitë në LDK, lajmërohet Paris Guri- Godet disa nga bashkëpartiakët e tij
12:24 -18/06/2026
Vëllai i Gjyljeta Ukellës kërkon dënim të përjetshëm për Edmon Lajçin: Ne çdo ditë përballemi me vdekjen e saj dhe e vuajmë atë që ka ndodh
12:19 -18/06/2026
Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë
11:58 -18/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?