Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes që të mos bien pre e një mashtrimi me SMS që po u dërgohen nga palë të panjohura.
Sipas njoftimit, palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës.
Posta e Kosovës thotë se menjëherë pasi është njoftuar për këtë, ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.
“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.
Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.
Posta thekson se është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante.