KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MKRS-ja i reagon Dumoshit në lidhje me Qendrën Historike të Prishtinës: Dezinformimi nuk kalon!
Lajme

MKRS-ja i reagon Dumoshit në lidhje me Qendrën Historike të Prishtinës: Dezinformimi nuk kalon!

KosovaNewss
KosovaNewss 19:50 -01/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës ka reaguar ndaj deklarimeve të ish-ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila ndër të tjera tha sot (01.05.2025) se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, e as Ministria e Kulturës nuk e kishte siguruar përcaktimin e perimetrit dhe zonës mbrojtëse për Qendren Historike të Prishtinës.MKRS e ka quajtur dezinformim të radhës reagimin e ish-ministres Dumoshi.

“Kur edhe ky pseudoargument doli nonsens, ish ministra që vijnë nga subjekti i njëjtë politik, sot e bënë një deklarim publik të radhës vetinkriminues por që, për fat të mirë të trashëgimisë sonë kulturore e edhe të vet atyre, është i gabuar”- thuhet në reagim.MKRS ka thënë se regjistrimi në kadastër i këtyre aseteve, megjithëse është përcaktim ligjor në Ligjin për Trashëgimi Kulturore, nuk e kushtëzon zbatimin e regjimit ligjor mbrojtës për asetet dhe zonat mbrojtëse të trashëgimisë kulturore.

“Sipas kësaj logjike, ministrat (sigurisht këtu edhe z. Kujtim Shala dhe znj. Vlora Dumoshi) sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e departamentit për trashëgimi kulturore dhe drejtorët e prokurimit në MKRS, duhen ndjekur penalisht, denohen e burgosen sepse paskan dëmtuar buxhetin për asete që nuk kanë status të mbrojtjes”- ka deklaruar MKRS.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në reagim bënë thirrje për respektim të ligjit dhe pajisje me leje për punimet në sheshin “Xhorxh Bush”“Respektoni ligjin, parimet e konservimit duke përfillur rekomandimet e IKMM-së, pajisuni me leje dhe mos kërkoni fajtor aty ku nuk ka, madje duke vetinkriminuar vetën”- thuhet në reagimin e MKRS.Dumoshi nga ana e saj ka theksuar se objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në Listën e trashëgimisë, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, regjistrohen nё Agjencionin kadastral dhe gjeodet tё Kosovës, nё tё dyja nivelet; qendror dhe lokal.

“Prandaj, edhe përkundër angazhimit tim , qoftë në Komunë dhe më vonë në Ministri që të përfshihet nën mbrojtje Qendra Historike e Prishtinës, po rezulton se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk e paska proceduar këtë çështje ashtu siç e kërkon Ligji, pra nuk e ka përcaktuar perimetrin e zonës mbrojtëse për këtë aset”- ka kishte shkruar ndër tjera, Dumoshi.

KALLXO.com raportoi të martën, më 29.04.2025, se Inspektorati për Trashëgimi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dalë përsëri në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, duke vendosur shirita për ndërprerje të punimeve.Në anën tjetër kryetari Përparim Rama,  më 30.04.2025, deklaroi se punimet janë duke vazhduar dhe se ky Projekt do të realizohet.Ministri në detyrë i Financave,

Hekuran Murati, më 30.04.2025 akuzoi Komunën e Prishtinës se kontrata për sheshin “Xhorxh Bush” është nënshkruar kundërligjshëm, pa pasur Komuna buxhetin e mjaftueshëm.Ideja për ta kthyer rrugën “Xhorxh Bush” në një hapësirë më të gjerë për këmbësorë dhe çiklistë u propozua për herë të parë në vitin 2019. Atëherë kompania britanike “Mott MacDonald” zhvilloi Planin 12-vjeçar të Mobilitetit për Kryeqytetin, gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Gjithashtu lexoni:

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Aliu: Shtimja i dha mbi 50% mbështetje Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

KosovaNewss 01/05/2025 01/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?