KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot dalin para gjykatës në Kralevë – A pritet të lirohen tre policët kosovarë që u kidnapuan nga Serbia?
Politikë

Sot dalin para gjykatës në Kralevë – A pritet të lirohen tre policët kosovarë që u kidnapuan nga Serbia?

Kosova News
Kosova News 09:36 -26/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në ora 09:30 në Gjykatën e Kralevës, do të ketë seancë gjyqësorë për policët e rrëmbyer të Kosovës.

Tre policët u rrëmbyen nga forcat serbe në territorin e Kosovës më 14 qershor, ndërsa ditë më parë prokuroria në Serbi kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre.

Kosova ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri tani, ani pse këtë e kanë kërkuar Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se janë nisur për në Kralevë, aty ku sot do të dalin para gjykatës tre policët që janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në territorin e Kosovës, më 14 qershor.

Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo sekondë e humbur deri në kthimin e policëve në Kosovë, konstituon, sipas tij, me një sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, shkruan Haxholli.

Policët Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi që nga kidnapimi po qëndrojnë në paraburgim. Sipas Ministrisë së Jashtme serbe ata po akuzohen për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 26/06/2023 26/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?