Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur sot seancën e radhës, me ç’rast kanë nisur diskutimet për grevën në arsim e institucionet tjera të vendit. Kritikave të opozitës iu është kundërpërgjigjur ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka nervozuar krerët e opozitës, sidomos Haradinaj, i cili edhe ndali fjalimin e tij.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke iu drejtuar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili deklaroi se “kryeministri po do të tregohet i panënshtruar”, ai e ka pyetur nëse qellim i tyre ka qenë ta nënshtrojnë atë.
Ai ka pyetur opozitën se cilën hallkë do ta përdorin për ta dëmtuar Qeverinë.
“Sa i përket investimeve kapitale, me shumë siguri e keni parë raportin e Komunës së Prishtinës dhe për 6-mujorin e parë vlera e investimeve kapitale është 6 për qind. Kur flet për bilancin bankar, do të kemi dimër shumë të vështirë. Prandaj ajo nuk është luks. Nëse doni me pa se si menaxhohet likuiditeti, shikojeni serish Komunën e Prishtinës. Më shumë se 60 për qind e buxhetit është e pashfrytëzuar”, ka thënë ai.
E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndërprerë shkurtë fjalimin e tij në foltore të Kuvendit të Kosovës, pasi i ka ndërhyrë ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Hajde në foltore, urdhëro”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka shkuar të ulet pasi mori për herë të parë fjlaën në senavcën e sotme.
Kurse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për kryeministrin Albin Kurti nuk ka qenë me rëndësi dëmi që u është shkaktuar nxënësve nga greva, por sipas tij, për një politikan të tillë është i rëndësishëm fundi triumfues.
Krasniqi pati akuza edhe për ministrat dhe deputetët e shumicës, duke thënë se menduan vetëm si të dalin triumfues nga greva në arsim.


