KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Samiti, moment fantastik për vendin, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor
Politikë

Rama: Samiti, moment fantastik për vendin, BE-në dhe Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 20:51 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri shqipta,r Edi Rama, ka deklaruar se një samit i Bashkimit Evropian në kryeqytetin e vendit të tij këtë javë demonstron interesat e rritura gjeostrategjike të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë,

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë pritësi i takimit njëditor që synon nesër rindezjen e procesit të zgjerimit të BE-së.

 “Momenti është fantastik. Askush nuk mund ta imagjinonte dy vjet më parë dhe tani po ndodh”, tha Rama në një intervistë për ”Associated Press”.

Rama ka kritikuar më parë BE-në për hezitimin për të pranuar anëtarë të rinj. Gjashtë vendet në qendër të samitit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë marrë siguri për vite me radhë, por kanë parë se hapat e tyre drejt anëtarësimit janë bllokuar.

Sipas Ramës, lufta në Ukrainë siguroi një kujtesë të cenueshmërisë së rajonit dhe i dha BE-së një nxitje për t’i çuar vendet e Ballkanit Perëndimor në bashkësinë demokratike të Evropës.

Ai tha se ”blloku veçanërisht duhet të punojë me Serbinë, e cila nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë gjatë kohës së luftës”.

“Zëri i përbashkët i Ballkanit Perëndimor… ndihmoi të shtyjnë më shumë liderë të BE-së për të çuar vendet në rrugën e anëtarësimit sepse iu duhet Ballkani Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”, tha Rama.

Kryeministri e quajti takimin e nesërm “ngjarja më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare (të Shqipërisë)”, duke vënë në dukje se vendi ish-komunist ishte deri në vitin 1990 plotësisht i shkëputur nga bota dhe nga Evropa”.

”Samiti do të sjellë shumë për Ballkanin Perëndimor, për vendin tonë, shumë energji pozitive, shumë shpresë, shumë rrugë të reja, shtigje të reja, të cilat do të përcaktohen në hapat e ardhshëm”, tha Rama.

”Vendimi i BE-së për të mbajtur samitin jashtë territorit të saj është një ogur i mirë për të ardhmen”, shtoi ai.

Me përjashtim të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia vetëm në vitin 2008, vendet e Ballkanit Perëndimor u identifikuan për herë të parë si kandidatë potencialë të BE-së në vitin 2003.

Kroacia, gjithashtu pjesë e rajonit, ajo iu bashkua bllokut në 2013 dhe mbetet anëtarja më e re e saj, sepse BE-ja nuk ka pranuar asnjë tjetër që atëherë.

Blloku ra dakord të fillojë bisedimet e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik dhe ka zhvilluar diskutime të tilla me Serbinë dhe Malin e Zi për disa vite.

Komisioni ekzekutiv i BE-së rekomandoi Bosnjën si një anëtare kandidate në tetor. Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të aplikojë për shqyrtimin e kandidaturës këtë muaj.

Bisedimet e pranimit, të cilat harmonizojnë politikat, administratën dhe ekonomitë e vendeve kandidate me ato të bllokut, mund të zgjasin me vite dhe procesi i bazuar në merita është individual për çdo vend.

Rama argumentoi se marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht atyre që përbënin ish-Jugosllavinë, nuk kanë qenë kurrë më të mira, megjithëse ai pranoi se refuzimi i Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës “është ende si elefanti në një dhomë”.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?