Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Këta të fundit emisari Lajçak ka thënë se i ka njoftuar për dialogun, derisa ka shtuar se ka dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës, përcjell KosovaNews.
“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kujtojmë se, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë ditës së premte është takuar edhe me krerët opozitarë në Kosovë, për çka ka thënë se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./KosovaNews/
I also spoke to representatives of Srpska Lista to brief them on the Dialogue and hear their views and assessments of the developments in the north of Kosovo. pic.twitter.com/M6HEJQnNUm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 10, 2023


