KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani kërkon veprime konkrete nga BE-ja për integrim të vendeve demokratike që dolën kundër luftës së Rusisë
Politikë

Osmani kërkon veprime konkrete nga BE-ja për integrim të vendeve demokratike që dolën kundër luftës së Rusisë

Kosova News
Kosova News 11:08 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë në një konferencë për media se vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen konfirmon edhe njëherë përkushtimin e KE-së ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Është vendimtare  që BE-ja të na qëndrojë pranë në përballje me krizat, si atë energjetike”, tha presidentja Osmani.

Ajo më tej u shpreh se beson që ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete për integrimin e vendeve demokratike  të Ballkanit Perëndimor  në strukturat e BE-së- “që është parakusht për paqe e stabilitet”.

“Kjo është natyrisht për vendet që duan të bëjnë hapa serioz për integrime”, tha Osmani, duke lënë të kuptohet e ka vende të tilla si Serbia, që janë kundër integrimit në strukturat euro-atlantike, por e cila mban kursin e saj drejt Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian i jep mbështetje Kosovës për liberalizim dhe për targat RKS

Duke iu drejtuar presidentes Von Der Leyen, presidentja Osmani  rikujtoi e ajo është në dijeni për  përkushtimin e saj  për integrimin e rajoni të Ballkanit Perëndimor, prandaj beson se vizita e saj është dëshmi për këtë.

“Ne radhitemi të parët në Evropë e të parët në ëë për forcim të ligjit, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar në zëmër të kontinentit”, tha Osmani, duke ia rikujtuar presidentes së KE-së, se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, madje që nga viti 2018.

Një vlerësim i tillë është bërë disa herë nga vetë Komisioni Evropian, presidente e së cilës është vetë Von der Leyen.

“Për kosovarët ka kaluar kohë e gjatë që përkundër plotësimit të kritereve, nuk ka ndodhur liberalizimi”, tha presidentja Osmani.

Sidoqoftë , ajo falendëroi presidenten e KE-së për qëndrimin e saj të vazhdueshëm Kosova ka përmbushur kriteret.

“Vendet anëtare ende nuk kanë marrë vendim brenda Këshillit, por shpresoj se kjo padrejtësi e madhe do të përmirësohet”, tha Osmani.

“Kosova është serioze në aspiratat e saj për integrime në BE. Kosova është 100 për qind e angazhuar në përputhje me politikën e BE-së, përfshirë edhe miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë”.

Presidentja Osmani u shpreh se kjo është dëshmi për progresin e arritur edhe nga Raporti i Progresit.

“Ju përgëzoj për mbështetjen për Ukrainën sepse si njerëz që kemi përjetuar një luftë gjenocidi, e kuptojmë rëndësinë e madhe që të kemi mbështetjen e aleatëve”.

Osmani siguroi presidenten e KE-së se Kosova do të luajë rolin  e saj të plotë në përkrahje të Ukrainës dhe luftës ndaj ndikimit të Rusisë.

“Lufta e paprovokuar e Rusisë ka shkaktuar tronditje. Na brengosin aktivitetet destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj”.

“E dimë që  ju kemi një aleate të fuqishme e përkrahëse të fuqishme”.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?