Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci duke folur në kuvend për grevën në arsim , tha se janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave.
Ajo u shpreh se vetëm një kërkesë nuk është përmbushur, ajo e 50 eurove, përcjell KosovaNews.
“Janë përmbushur më shumë se 90% e kërkesave, nuk është përmbushur vetëm një, kjo kërkesa që po vazhdon me e thënë SBAShK-u “lëvizni edhe pak” për 50 euro, e për të cilën veçse u diskutua këtu se cila është arsyeja e refuzimit të vazhdimit në këtë linjë”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se vazhdimisht angazhohet për të respektuar të drejtën në arsim.


