KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Opozita e dëshmoi se nuk ka hallin e nxënësve, po e përdorë grevën si armë kundër meje
Politikë

Kurti: Opozita e dëshmoi se nuk ka hallin e nxënësve, po e përdorë grevën si armë kundër meje

Kosova News
Kosova News 14:09 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se opozita po e përdor grevën si armë kundër tij.

Ai ka thënë se kjo është dëshmuar edhe nga fjalimet në Kuvend të bëra sot nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj dhe ai i PDK-së, Ferat Shala.

“Në thelb të gjithë kësaj është lloj mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit të vitit të kaluar. Ky është problemi, por duhet të tejkalohet, nuk kam çfartë të bëjë, populli ka votuar. Hallin këta e kanë që unë jam kryeministër e jo që nxënësit nuk po shkojnë në shkolla. Ky është halli kryesor, greva po përdoret si armë kundër kryeministrit. Ky është synimi i qartë që u shpalos nga këta dy deputetë sot”, tha Kurti.

Ai ka treguar se si më 1 shtator në mbrëmje ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, dhe i kishte propozuar që së bashku me sindikatat ta paralajmërojnë Pakon e re për të ndihmuar inflacionin.

- Reklamë -

“Unë jam i interesuar si socialdemokrat me i forcuar sindikatat. I kam ofruar BSPK-së ta bëmë paralajmërimin e Pakos bashkë. Në asnjë Qeveri nuk kanë ofruar këtë, por u refuzova”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se po ashtu në takimin e 13 shtatorit me Këshillin Grevistë, pos që kishte ofruar që të paralajmërojnë bashkë se po shkon në dëgjim publik Projektligji për paga, kishte ofruar edhe tri gjëra: 10 milionë euro shtesë për barna esenciale, reformën për skemë sociale që të hiqet kriteri i 15 vjetëve përvojë. Por thotë se prapë ishte refuzuar.

“Ne na thanë se konsultohemi me anëtarësinë, e menjëherë pas takimit për media thanë se greva po vazhdon. Nuk thanë se vazhdojnë konsultimet, por greva vazhdon”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se BSPK-ja paralajmëroi grevën e përgjithshme në momentin kur ai u nis në Bruksel për të biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Më 17 gusht u thirr greva e përgjithshme ndërsa unë isha nisur në Bruksel atë ditë për të biseduar për pesë orë të nesërmen me presidentin e Serbisë. Më 17 lajmi kryesor në Kosovë e jo vetëm, ishte që fillon greva. Kishe kryeministrin që po negocionte me fqinjin tonë verior e agresiv e dashakeq, në një moment kur në shtëpi ishte paralajmëruar greva masive nga BSPK-ja”, ka thënë kurti.

Kurti: I kam dy vëllezër, por ata janë për shtëpi jo për Qeveri

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?