KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Progresi ekonomik është rezultat i qeverisjes së mirë
Politikë

Kurti: Progresi ekonomik është rezultat i qeverisjes së mirë

Kosova News
Kosova News 20:38 -08/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar qeverisjen e tij në 1 vit e gjysmë udhëheqjeje deri tash, në aspektin ekonomik. Sipas tij, Kosova ka regjistruar progres ekonomik për të cilin thotë se “nuk është rastësi a hamendeshim, por rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë”.

Në një shkrim në Facebook, Kurti ka renditur disa prej atyre të cilat i ka cilësuar suksese të qeverisjes së tij në ekonomik.

“Rritje ekonomike sepse ky është vizioni ynë. Përkrahje për bizneset vendore sepse kjo është mënyra për të realizuar këtë. Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masës 2.1, subvencionuam 20% të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve. Me Masën 2.4 ofruam mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e mbështetje për panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja. Mbështetje nga e cila përfituan 75 biznese”, ka thënë ai duke shtuar se bizneset janë ndihmuar që të rrisin prodhimin, punësimin e eksportet.

Sipas Kurtit, nën qeverisjen e tij eksportet janë rritur trefish më shpejt se në qeveritë e kaluara.

“Eksportin përgjatë periudhës janar-shtator 2022 e kemi për 25.6% më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, ka thënë tutje ai.

Kurti ka thënë se rritja e eksporteve ka sjellë në rritje të punësimit. Sipas tij, rreth 40 mijë vende pune më shumë janë regjistruar në vitin 2021 dhe nga janari deri në gusht sivjet.

“Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020. Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se “përveç ndihmës direkte me subvencione, po ndihmojmë bizneset tona përmes uljes së kostos së të bërit biznes”.

Ai ka premtuar se pas hapjes së terminalit në Mitrovicë dhe kthimit të atij në Podujevë në shtetëror, do të vazhdohet me hapjen e terminalit në Vërmicë. Për nisjen e zhdoganimit të mallrave në Portin e Durrësit, Kurti ka thënë se do t’i ulë kostot për rreth dy milionë euro.

Kurti është shprehur se ka rritje në investimet e huaja direkte.

“Në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro. Pra, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020”, ka thënë ai.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, ka përfunduar Kurti shkrimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

TAGGED: Albin Kurti
Kosova News 08/10/2022 08/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?