Javën e ardhshme, Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Kryesisë së Kosovës, ndërsa në një konferencë për media kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar për seancat dhe rendin e ditës.
Java do të fillojë me seancën që shënon përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para mbahet të hënën në orën 12:00, seancë e veçantë që shënon përvjetorin e Epopesë së UCK-së. E dyta është më 8 mars, e mërkure, nga ora 12:00 që është seancë me vazhdime me pikat e papërfunduara dhe seanca e re e Kuvendit që është caktuar për të enjten nga ora 10:00. Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditë, në shqyrtim të dytë janë dy projektligje, për pyjet dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve. Në shqyrtim të parë janë projektligje të tjera”, ka thënë Kusari-Lila.


