KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Scholz
Home » Gjermania: Nuk ka BE pa njohje reciproke, Kosova ta iniciojë Asociacionin
Politikë

Gjermania: Nuk ka BE pa njohje reciproke, Kosova ta iniciojë Asociacionin

Kosova News
Kosova News 13:22 -21/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mesazhi i qartë i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se Kosova dhe Serbia nuk mund të ëndërrojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa njohje reciproke, është përsëritur të mërkurën nga emisari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në një videolidhje në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, Sarrazini ka thënë se megjithatë Gjermania pret inicimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sarrazin ka konfirmuar se në BE po punohet për “krijimin e momentumit për liberalizim vizash”.

Ai ka thënë se kohëve të fundit në Kosovë ka pasur “spekulime” për të gjetur rrugë të tjera, pos aktuales së dialogut, për rrugën e Kosovës drejt BE-së. “Dhe sot është dukshëm e qartë se debati kthehet në njohje reciproke, në thelbin e zgjerimit të BE-së dhe se dialogu është rruga drejt kësaj, përmes marrëveshjes së normalizimit dhe më pas anëtarësimit dhe më vonë mund të ketë pikëpamje të ndryshme sesi të vazhdohet tutje”, ka thënë Sarrazini.

Sarrazini ka shtuar se përderisa Kosova ka vëmendjen kah njohja reciproke si qendër të dialogut, në Serbi vëmendja është kah Asociacioni. Sarrazini ka shtuar se “dialogu po i kthehet bërthamës së debatit” dhe kjo për shkak të “unifikimit të shteteve anëtare të BE-së, të institucioneve evropiane dhe partnerëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, si ajo për letërnjoftimet dhe për energjinë. Ka thënë se marrëveshja për letërnjoftime “është hap i vogël” që tregon se përparimi është i mundshëm. Ka ofruar përkrahjen e Gjermanisë për emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për arritjen e marrëveshjeve të tjera. “Ai është kuzhinieri, ne jemi njerëzit në kuzhinë. Sigurisht, ushqimi gjerman është shumë i mirë. Disa njerëz thonë se ai francez është më i mirë, por edhe britanikët dinë të gatuajnë goxha mirë. Por është e qartë se të gjithë jemi prapa Lajçakut dhe e përkrahim në këtë detyrë”, ka thënë ai.

Duke lavdëruar vendimin e Scholzit për ringjallërimin e Procesit të Berlinit, Sarrazini ka thënë se kjo nuk duhet të nënçmohet. Ai ka shtuar se kanë pritje pozitive nga Samiti i Berlinit më 3 nëntor. Sarrazini ka kujtuar fjalimin e famshëm të Scholzit në Prishtinë muaj më parë, kur u shpreh se pa njohje reciproke dy shtete s’mund të hyjnë në BE.

“Ai ishte i qartë në qëllimin e procesit, njohje reciproke si hap përpara në pranimin në BE për të dy shtetet. Në anën tjetër, ne po ashtu presim nga Kosova një përkushtim të qartë në dialog dhe pastrimin e temave të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit, natyrisht në kuadër të kornizës kushtetuese. Varësia e qartë për t’u përmbajtur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës, por edhe të pastrohet ky borxh, tabutë në këto debate, veçanërisht për pikat që janë të ngritura në Marrëveshjen e Brukselit, nuk ndihmojnë. Kështu që, presim që të hapet edhe debati për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sarrazin.

Në fund, Sarrazini ka thënë se “nuk garantohet për sukses”, por ka shtuar se nuk kthehet në shtëpi “për t’u thënë fëmijëve se s’kam provuar të jem i suksesshëm”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 21/09/2022 21/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?