KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
Rajon

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës

Kosova News
Kosova News 23:01 -29/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra pasuri të paluajtshme me vlerë në bashkëpronësi të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës së dyshuar të trafikut të kokainës me bazë në Durrës u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të shtunën sekuestrimin e dhjetra pasurive të paluajtshme në pronësi të Elvis Doçit dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, apo personave të lidhur me ta.

Sipas SPAK, në vijimësi të hetimit pasuror të 52 anëtarëve të organizatës kriminale të trafikut të kokainës me bazë në Durrës, si dhe të pasurive të personave të lidhur me ta, është bërë e mundur që të identifikohen dhe sekuestrohen edhe 21 prona të tjera të paluajtshme, njësi apo troje që llogariten paraprakisht në vlerën e 12 milionë eurove.

Konkretisht, janë sekuestruar tetë njësi në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., me sipërfaqe ndërtimore totale prej 2795 m2. Ortaku i kësaj shoqërie, Nazmi Shahini, sipas njoftimit rezulton të jetë person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror, J.D.. Po ashtu, është sekuestruar dhe një truall me sipërfaqe 300 m2 në plazhin e Durrësit në pronësi të Shahini,

Gjykata ka vendosur sekuestro për gjashtë pasuri të zotëruara në bashkëpronësi nga Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës dhe nga bashkëshortja e tij. Sipas njoftimit, Doçit i janë sekuestruar dy njësi në Durrës me sipërfaqe totale 312 m2; një bodrum me sipqërfaqe 20 m2; si dhe tre prona të tjera po në Durrës, me sipërfaqe totale 133 m2.

Personave të tjerë të lidhur me Doçin u janë sekuestruar katër prona me vlerë të konsiderueshme në Durrës – katër troje me sipërfaqe totale 2071 m2, ku gjenden tre ndërtesa me sipërfaqe përkatësisht 500 m2, 54.52 m2 dhe 52 m2.

Po ashtu, është sekuestruar dhe një truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2 me vendndodhje në Durrës, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. dhe K.J.

Hetimi ndaj anëtarëve të kësaj organizate kriminale, që nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u cilësua si një nga më të rrezikshmet në vend, është regjistruar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, raporton Birn.

SPAK sqaron se është duke vijuar hetimin pasuror për gjithë subjektet e këtij hetimi penal.

Përmes një konference të përbashkët të zhvilluar më 21 maj, prokurorët e SPAK, të Prokurorisë së Barit në Itali dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit deklaruan goditjen e e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Durrës.

Hetimi i përbashkët u krye gjatë periudhës 2020-2025 dhe u konkludua me caktimin e masave të sigurimit personal për 52 persona në Shqipëri e Itali. Sipas prokurorisë, është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e kësaj organizate në Shqipëri, në Pulia e në gjithë Italinë, në Gjermani dhe Holandë, si dhe në vende të Amerikës Latine prej nga sigurohej lënda narkotike e llojit kokainë.

Gjykata e Posaçme ka lëshuar 29 masa sigurimi “arrest me burg” në Shqipëri, mes të cilëve edhe ndaj Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” dhe i dyshuar si një ndër drejtuesit e organizatës. Doçi, i cili e ka marrë nofkën “Visi i Pojës” për shkak të lidhjes familjare me Xhevdet Troplinin, i ka shpëtuar arrestimit gjatë operacionit të 21 majit dhe është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, në Itali janë lëshuar gjithashtu 22 masa sigurie ndaj anëtarëve të tjerë të organizatës.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës. Për të realizuar këtë hetim janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.

Po ashtu, janë dokumentuar edhe 30 transaksione të dërgimit të parave nga Italia drejt Shqipërisë me vlerë rreth 5 milionë euro.

Pasuritë dhe vlerat cash të sekuestruara u tha se kapin vlerën e rreth 7 milionë eurove. Ndërkohë, janë sekuestruar 3 restorante dhe një bar-kafe në Durrës, gjashtë shoqëri dhe një stacion televiziv privat në Vlorë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 29/06/2025 29/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?