Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, është shprehur e zhgënjyer me seancën e sotme mbi situatën në veri, pasi ka thënë se ka “pritur krejt diçka tjetër”.
Ajo ka thënë se ndërkombëtarët presin nga institucionet e Kosovës që të ndërtojnë shtet demokratik me vendime “të guximshme”.
“Të gjithë e dimë që dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe. Dhe e dimë cilat janë bandat serbe që i terrorizojnë banoret brenda republikës. Është kohë e vështirë që kërkon vendime të vështira. Në dallim nga ata që sot flasin në emër të Lidhjes Demokratike kanë qenë pjesë e zhgënjimeve… SHBA dhe BE nuk presin nga ne as nënshtrim e as servilitetin, presin të ndërtojmë shtet demokratik me vendime të guximshme. Antiamerikanizëm është shkelja e sovranitetit të Kosovës. Turp nuk është të mbrosh qëndrimet kushtetuese e ligjore, turp është ta presësh në zyrë të kryeministrit Radojçiqin dhe kolegët e tij. Jo pse është serb, por pse është kriminel”, ka thënë ajo.