Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj qasjes së partive opozitare rreth situatës së krijuar në veri.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për zgjidhje të qëndrueshme.
“AAK dhe PDK nuk kanë kredibilitet për të folur për aleancën me Amerikën. As LDK-ja më nuk ka kredibilitet. Personalisht, presidentit të SHBA-së i kanë premtuar gjëra që nuk i kanë realizuar. Ne nuk i gënjejmë SHBA-në dhe BE-në. Jo si ju deputetë të opozitës, këtu në foltore jeni shqiponjë por kur shkoni në ambasada bëheni si pula”, ka thënë ajo.
Reagimi i Gërvallës:
Mendojë se qytetarët e Republikës kanë pritur një seancë tjetër, deputetët, qeveria së bashku do t’i dhënë mbështetje të fort policisë dhe përkrahje për ushtarët e KFOR-it. Mbështesin aksionet për sovranitetin në vendin tonë. E shoh kaq zhgënjyese këtë seancë.
Jemi mirënjohjes për jetë për mbështetjen e aleatëve tanë, KFOR-it, mekanizmave ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar në rrugën tonë për Republikën e Kosovës.
Të gjithë e dimë se dhuna në veri. Nuk ka të bëjë aspak me sigurinë e të drejtave të tyre dhe e dimë për bandat që I terrorizojnë serbët në veri.
Jemi të pastër dhe synojmë t’i bindim aleatët tanë për qëndrimet tona të drejta. Për dallim nga ata që flasin për LDK-në dhe ngatërrojnë partneritetin me servilizëm. Miqtë dhe aleatët tanë nuk duhet gënjyer por duhet diskutuar, koordinuar për interesat legjitimet të qytetarëve.
SHBA, BE nga ne nuk presin dhe as nuk kërkojnë servilitet. Presin vendime të guximshme, marrje të përgjegjësisë për çdo veprim tonin.
Në letrën drejtuar presidentit Hashim Thaçi, Mike Pompeu thekson: SHBA kanë investuar gati 2 miliardë dollar për të mbështetur një Kosovës sovrane, demokratike në rrugën drejt integrimeve evropiane.
AAK dhe PDK nuk kanë kredibilitet për të folur për aleancën me Amerikën. As LDK-ja më nuk ka kredibilitet. Personalisht, presidentit të SHBA-së i kanë premtuar gjëra që nuk i kanë realizuar. Ne nuk i gënjejmë SHBA-në dhe BE-në.
Jo si ju deputetë të opozitës, këtu në foltore jeni shqiponjë por kur shkoni në ambasada bëheni si pula.
Unë për dallim nga kryeministri nuk përmendi emra të serbëve, por po shoh te PDK-ja që po shqetësohen fort kur po përmenden emrat e huliganëve serbë.