KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » E dënuara për falsifikim dokumentesh rizgjidhet drejtoreshë shkolle në Komunën që udhëheq Shaqir Totaj i PDK-së
Politikë

E dënuara për falsifikim dokumentesh rizgjidhet drejtoreshë shkolle në Komunën që udhëheq Shaqir Totaj i PDK-së

Kosova News
Kosova News 20:02 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Behare Kryeziu, bashkëshortja e Nijazi Kryeziut – zyrtarit të PDK-së (ish-këshilltarit të Kadri Veselit), është përzgjedhur drejtoreshë e shkollës fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Komuna e Prizrenit më 19 prill, kishte hapur konkursin e fundit për drejtor të shkollave në këtë Komunë.

E në mesin e atyre që morën postin e drejtores është edhe Behare Kryeziu, e cila në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për falsifikim dokumentesh.

Sipas konkursit të fundit, Behare Kryeziu ka mposhtur dy kundërkandidatët e saj Naser Bresa dhe Shqipe Kastrati, duke marrë nga komisioni vlerësues 72.66 pikë

- Reklamë -

Sipas aktvendimit të Gjykatës, Behare Kryeziu, është gjetur fajtore, pasi  në cilësinë e drejtoreshës së shkollës “Mustafa Bakiu”, ka falsifikuar dokumentin zyrtar, duke e plotësuar me të dhëna të rreme dhe mandej nënshkruar si drejtoreshë dhe vulosur me vulën e shkollës.

Komuna arsyetohet: I ka plotësuar të gjitha kushtet

Në një përgjigje për KosovovaNews, drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Gutaj-Veselaj, nuk mohon faktin se kanë qenë të informuar në lidhje me dënimin e mëhershëm që ka pasur Kryeziu.

Mirëpo Gutaj-Veselaj thotë se Behare Kryeziu në konkursin e fundit i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sipas konkursit dhe se ka sjellë edhe një dokument që vërteton se aplikimi i saj nuk është i kundërligjshëm.

“Është përzgjedhur sipas një konkursi të rregullt, sipas dokumenteve që kërkohen në udhëzimin administrativ. Të gjitha dokumentet kanë qenë të kërkuara prej të gjithë kandidatëve. Ndër to është edhe një dokument i cili e vërteton që ligjërisht është në rregull. Pra, personat në fjalë të cilët kanë kandiduar i kanë plotësuar kriteret.”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:

Shefi i kabinetit të Totajt kërcënon me familje zyrtaren e Urbanizimit, kjo e fundit alivanoset, kolegët e kthjellin me ujë

Po ashtu, Gutaj-Veselaj, duke e pohuar se drejtoresha e sapo zgjedhur Behare Kryeziu,  është bashkëshortja e Nijazi Kryeziut të PDK-së, ka theksuar se në përzgjedhjen e saj nuk ka pasur asnjë ndikim politik dhe se të gjithë kandidatët e përzgjedhur i kanë plotësuar kriteret etike, ligjore dhe profesionale.

Kryeziu fajtore për falsifikim dokumentesh

Në bazë të aktvendimit, Behare Kryeziu në kohën shkurt, mars 2017, në cilësinë e drejtoreshës së shkollësm ka lëshuar vërtetim se S.A., kishte bërë zëvendësimin e edukatores gjatë pushimit të saj, për 6 muaj.

Këtë vërtetim dëshmitarja S.A., po atë ditë e kishte dorëzuar në Drejtorinë e Kulturës dhe Arsimit në Prizren, lidhur me një konkurs të shpallur për vend pune.

Në lidhje me rastin, Kryeziu ishte dënuar me gjashtë muaj burg me kusht dhe 300 euro gjobë./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Prizren – Pa kaluar as një muaj hapen gropa në asfaltin e saposhtruar, sqarohet drejtori Lamaj

Më poshtë gjeni aktvendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prizren, ndaj Behare Kryeziut:

Download

Lexo po ashtu:

Shaqir Totaj i fton veteranët e UÇK-së me poster të Ataturkut

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 09/05/2023 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?