KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati serb tregon se tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë dhe Gjykata serbe vendos për ta sot deri në ora 12:30
Politikë

Avokati serb tregon se tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë dhe Gjykata serbe vendos për ta sot deri në ora 12:30

Kosova News
Kosova News 10:10 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.

Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.

“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”.

Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale.

”Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.

“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.

Avokati serb: Policët e Kosovës duhet të lirohen, s’ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre

? Prema Briselskom sporazumu Srbija tretira kosovsku policiju kao legalnu oružanu snagu. Zato ukoliko je pripadnik te policije zatečen sa oružjem na teritoriji Srbije bez kršenja ostalih zakona, on ne može biti uhapšen, jer je njegov status za Srbiju jednako legalan kao i status… pic.twitter.com/KnFa5OSTjW

— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023

Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbajë sot një konferencë për media, për ngjarjen e fundit në Kosovë dhe Serbi.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ka thënë se tre pjesëtarë të saj janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

Ajo ka prezantuar edhe një hartë nga vendi ku raportohet se u kidnapuan policët.

Derisa ngjarja ka ndodhur dhe u raportua qysh herët nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur reagim.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar reagim të BE-së, ShBA-së e KFOR-it lidhur me situatën.

KFOR-i ka thënë se është i përfshirë me ngjarjen, por se po pret përgjigje zyrtare nga Serbia se si ka ndodhur rasti.

Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Kurse dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një konferencë për media ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

Kreu i Qeverisë tha se nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por ai ka thënë se është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi kidnapuan tre policë kufitarë në veri.

“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim”, tha Kurti.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarë që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten.

Kryeministri Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Reagon vetëm ShBA-ja dhe kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të enjten në mbrëmje lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp, raporton Zëri i Amerikës.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, ka thënë ai.

Miller ka deklaruar gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja”.

ShBA-ja kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
Gjurmë të çizmeve e pranga plastike – kryeministri Kurti tregon çfarë u gjet në vendin ku u kidnapuan tre policët

Gjithashtu lexoni:

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Kosova News 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?