KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Politikani pro-serb dhe pro-rus zgjidhet në krye të parlamentit në Malin e Zi
Politikë

Politikani pro-serb dhe pro-rus zgjidhet në krye të parlamentit në Malin e Zi

Kosova News
Kosova News 09:27 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti malazez zgjodhi të hënën në postin e kryetarit, Andrija Mandiç, një ish-drejtues i koalicionit politik pro-serb dhe pro-rus në Mal të Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kundërshtuan hapur zgjedhjen e politikanit Mandiç në krye të Parlamentit të Malit të Zi duke e cilësuar atë si kundërshtar të orientimit pro-perëndimor të vendit.

Qytetarë të shumtë dolën në rrugët e Podgoricës në një protestë të organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë.

Zgjedhja e zotit Mandiç në krye të kuvendit malazez u mundësua nga votat e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare – partia e tij Europa Tani që dikur njihej si Fronti Demokratik, deputetët demokratë, Partia Popullore Socialiste dhe dy koalicionet shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.

Emrat e tre shqiptarëve që morën pozitat e ministrave në Qeverinë e re në Mal të Zi

Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të ish Presidentit Milo Gjukanoviç, që tani janë në opozitë, braktisën votimin.

Zoti Mandiç u propozua në këtë post në bazë të një marrëveshje politike që i mundëson qeverisjen e zotit Milojko Spajiç, i cili ka marrë mandatin. Në bazë të kësaj marrëveshje, ish Fronti Demokratik, që mbledh partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, mori postin e kryetarit të parlamentit dhe bëhet pjesë e qeverisë vitin e ardhshëm.

Në këmbim, deputetët e kësaj partie do të mbështesin qeverinë e pakicës së zotit Spajiqit. Në seancën parlamentare të së hënës pritet të formohet edhe qeveria e 44 e Malit të Zi.

Në programin e tij zoti Milojko Spajiç i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik.

“Qeveria do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, duke respektuar në radhë të parë interesat e saj kombëtare, por edhe duke njohur lidhjet e shumta ekonomike, historike dhe kulturore me vendet e rajonit. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë, zbatimi i qëllimeve dhe koncepteve të NATO-s dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, trajnimet dhe aktivitetet e tjera të aleancës, do të jenë në krye të prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha zoti Spajiç.

Qeveria e zotit Milojko Spajiq është e treta që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur pas tre dekadash u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./VOA

Pas debateve gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi, Milojko Spajiç kryeministër dhe tre ministra shqiptarë

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 31/10/2023 31/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?