KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas debateve gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi, Milojko Spajiç kryeministër dhe tre ministra shqiptarë
Rajon

Pas debateve gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi, Milojko Spajiç kryeministër dhe tre ministra shqiptarë

Kosova News
Kosova News 08:32 -31/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi.

Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri, Milojko Spajiç.

Sipas mediave vendase për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Qeveria e re do të udhëhiqet nga ekonomisti Milojko Spajiq i lëvizjes Evropa Tani. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra. Nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike.

Emrat e tre shqiptarëve që morën pozitat e ministrave në Qeverinë e re në Mal të Zi

Mes të tjerash thuhet se deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS nuk kanë qenë të pranishëm në seancë.

Edhe pse pritej që Spajiç të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë.

Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiq ka shkelur Kushtetutën.

Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviç.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit. Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Kosova News 31/10/2023 31/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?