KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Politikani opozitar serb thotë se u rrah nga Radoiçiqi
Politikë

Politikani opozitar serb thotë se u rrah nga Radoiçiqi

Kosova News
Kosova News 19:52 -04/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet që ka siguruar “Ekonomia Online” shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Sanduloviqi thuhet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në X duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

“Këtu keni fotografi ekskluzive të Nikolës pasi doli sot nga VMA-ja dhe u kthye në shtëpi. Shkak i kidnapimit dhe përdorimit të forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ka qenë videoja e publikuar nga vendosja e luleve në memorialin e familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilën edhe ia kanë treguar gjatë rrahjes me pistoleta, grushte, shqelma e goditje me këmbë, në kokë, në ndërtesën e BIA-s”, ka thënë bashkëshortja Bojana Sanduloviq. “Si pasojë e aplikimit të forcës brutale, e cila zgjati për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, shkaktoi paralizimin e plotë të anës së djathtë (krahëve dhe këmbëve) me mavijosje të shumta në trup, si dhe probleme me organet e frymëmarrjes. Në aplikimin e forcës brutale ndaj Nikolës, pesë persona ishin me rroba civile, të cilët e regjistruan rrahjen me telefon privat dhe Nikola e njohu njërin nga 10 personat që ishin të maskuar, si Milan Radoiçiq, dhe ia bëri të ditur këtë”, ka theksuar Bojana./EO

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Kosova News 04/01/2024 04/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?