KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia zhvillon aksion në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Siguri

Policia zhvillon aksion në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Kosova News
Kosova News 10:15 -19/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shpërndarësi,” duke sekuestruar sasi të konsiderueshme narkotikësh, armësh dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Operacioni, i cili pasoi një hetim disa-mujor nga Njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prishtinë, u zhvillua më 18 janar 2025, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Rasti i parë: Operacioni filloi në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, ku një automjet Mercedes u ndalua dhe te drejtuesi i saj (Sh.S.) u gjet një qese me kokainë me peshë 5.35 gramë.

Rasti i dytë: Në rrugën “Vicanum” u ndalua një Audi Q8 i drejtuar nga i dyshuari (Xh.S.), ku u zbuluan 21 paketime me kokainë (20.1 gramë). Po në këtë lokacion, një Volvo ngjyrë hiri u ndalua dhe drejtuesi i saj (F.S.) u shoqërua si i implikuar në rast.

Në bastisjet e realizuara në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë dhe në një garazh në fshatin Suhodoll të Lipjanit, u konfiskuan:

Sasi të mëdha narkotikësh: 219 qese me kokainë (114.4 gramë), një paketim (171.5 gramë) dhe të tjera.

Armë dhe municione: Dy revole me fishekë dhe një granatë dore F1.

Tri vetura të përdorura për fshehje dhe shpërndarje (Audi Q8, Mercedes dhe Phaeton).

Një veturë e dyshuar për vrasje në tentativë: Golf 7 ngjyrë e kaltër, e fshehur në një garazh në Suhodoll.

Para të gatshme (7900 euro dhe 100 dollarë), katër telefona celularë dhe pajisje DVR.

Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet rreth 30,000 euro nëse do të shpërndahej në treg.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, është hapur procedurë penale për veprat: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve si dhe mbajtja në kontroll, posedimi i paautorizuar i armëve.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive kriminale dhe për ruajtjen e sigurisë publike.

Gjithashtu lexoni:

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 19/01/2025 19/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?