Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Laplesellë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Malishevë dhe Vushtrri.
Fushë Kosovë 22.09.2022 – NN. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, bashkëshortin e saj . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.
Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Obiliq, 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht , viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregulltë.
Prishtinë 26.09.2022-18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar si shkas i disa borgjeve t’veta ka demoluar shtëpinë dhe thyer disa gjëra të ndryshme shtëpiake. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullte.
Prizren 26.09.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për çka viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


