KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia përgënjeshtron Listën Serbe se ka shqetësuar një grua me një fëmijë në Zveçan
Siguri

Policia përgënjeshtron Listën Serbe se ka shqetësuar një grua me një fëmijë në Zveçan

Kosova News
Kosova News 12:15 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka sqaruar lidhur me një video të cilën e ka postuar Lista Serbe, e që pretendon se një grua me një fëmijë në Zveçan është shqetësuar nga Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se njësiti policor i rendit publik nga stacioni policor Zveçan, sipas detyrës zyrtare të dielën pas orës 21:00, si zakonisht ka filluar me pikë kontrolli në qendrën e Zveçanit, për t’u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit të detyrave zyrtare zyrtarët policorë, në pikë kontrolli, kanë treguar sjellje profesionale gjatë kontaktit me qytetarë si dhe gjatë ndalimit të automjeteve për kontrolle rutinore, ku për këtë kanë përpiluar edhe njoftimet/raportet zyrtare.

“Përgjatë realizimit të pikës së kontrollit, diku rreth orës 21:45 afër njësisë policore ka shkuar një femër (grua) me një fëmijë në dorë, bazuar në gjuhën e folur, mund t’i përket komunitetit serb, e cila iu ka adresuar zyrtarëve policorë me pyetjet se pse po mbani pika kontrolli, pse po i ndaloni veturat, pse po na shqetësoni, kinse edhe burri i saj ka ardhur i shqetësuar në shtëpi kur ka kaluar me automjet këndej pari pranë patrullës policore etj. Zyrtarët policorë me mirësjellje i janë përgjigjur gruas, duke e njoftuar atë se ata janë aty për të ofruar siguri dhe se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve/banorëve të Zveçanit pa dallim dhe se nuk ka asnjë ankesë ndaj punës, prezencës apo sjelljes së zyrtarëve policorë dhe se nëse ju keni ndonjë ankesë për sjelljen e zyrtarëve mund të adresoni ankesë në stacion policor apo edhe te institucionet kompetente”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se gruaja në fjalë së bashku me fëmijën nuk janë ndaluar fare nga Policia e Kosovës, por e njëjta ka shkuar vetë tek njësia policore për të komunikuar me ta dhe sipas të gjitha gjasave për t’u realizuar pastaj xhirimet e video sekuencës së publikuar.

“Andaj, bazuar në raportet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës përmes sjelljes profesionale vazhdon të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe njëkohësisht fton të gjithë qytetarët që për çfarëdo rasti apo kërkese t’i adresohen institucionit policor për trajtimin e tyre. Po ashtu ftojmë edhe mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?