KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia njofton se janë arrestuar katër persona në Pejë
Siguri

Policia njofton se janë arrestuar katër persona në Pejë

Kosova News
Kosova News 21:26 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët ishin paraqitur në një video duke sulmuar fizikisht dhe kanosur një të ri në rajonin e Pejës.

Kështu është njoftuar nga vetë PK-ja, përmes një komunikate për media, ku është shtuar se, rasti ishte raportuar me datën 07.10 2022, ndërsa videoja ishte siguruar me datën 15.10, ku janë identifikuar dhe arrestuar të katër personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast, me inicialet  L. M; i lindur më 2003, T. M; i lindur më 2005 3. S. B; i lindur më 2007 4. E. A; i lindur më 2008, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, PK-ja bën të ditur se tre të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari i katër i mitur, është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar që ishin paraqitur në një video incizim duke sulmuar fizikisht dhe kanosur një të ri në rajonin e Pejës

Prishtinë, 19 tetor 2022

Policia e Kosovës me qellim të informimit të opinionit publik pas publikimit të një video- incizimi në media dhe portale ku shihen katër persona m/k, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një personi m/k, njofton si në vijim:

Me datë 07.10 2022 rreth orës 12:20, rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se ishte sulmuar fizikisht nga disa persona. Pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë me datë 15.10.2022 është siguruar video incizimi përmes të cilit video incizim janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast, të listuar me inicialet si në vijim:

L. M; i lindur më 2003 2. T. M; i lindur më 2005 3. S. B; i lindur më 2007 4. E. A; i lindur më 2008

Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?