Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 e ka arrestuar një 24- vjeçar, pasi tek ai është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante në veturë pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skënderaj, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrollim një automjet me targa vendore.
E gjatë kontrollit të detajuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. A.,24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’./KosovaNews/



