KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia me aksion në veri, kapen granata, municion dhe pajisje ushtarake
Siguri

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion dhe pajisje ushtarake

Kosova News
Kosova News 21:43 -17/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, më 17 janar 2024, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në qytetin e Mitrovicës Veriore, pas marrjes së informacioneve mbi dyshime për prani të mjeteve të rrezikshme.

Njësitet policore, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë kryer një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përkatëse të saj, ku janë gjetur dhe konfiskuar mjete shpërthyese (granata dore), municion si dhe mjete të tjera të dyshuara.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe  konfiskuar janë: Katër granata dore (M79), tetë maska gazi me filtra dhe dy filtra rezervë, municione të ndryshme, përfshirë 15 fishekë 7.9mm dhe 99 fishekë për armë gjahu, pajisje optike për snajper dhe pajisje për pastrim të armëve, kartela grafike (RIG) për prodhimin e kriptovalutave, të sekuestruara nga Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, janë gjetur edhe pajisje shtesë si busulla ushtarake, drita rotative për automjete, telefona, SIM karta dhe një maicë me mbishkrime të dyshimta.

Një person është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku në praninë e avokatit mbrojtës ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B )  viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku  në prezencën  avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar për Telegrafin shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut Petrit Fejza.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës thekson se ky operacion tregon përkushtimin për ruajtjen e sigurisë publike dhe i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të kontribuar në sigurinë e përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 17/01/2025 17/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?