KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia jep sqarime për sulmin e shqiptarëve në veri: Njëri nga viktimat është nxënës, tjetri kameraman
Siguri

Policia jep sqarime për sulmin e shqiptarëve në veri: Njëri nga viktimat është nxënës, tjetri kameraman

Kosova News
Kosova News 16:31 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë për sulmin ndaj dy shqiptarëve sot në veri të Mitrovicës.

Policia ka thënë se referuar informacioneve të siguruara nga terreni, sot në orët e paradites, një grup të rinjsh nga komuniteti shqiptar, (nëntë) 9 nxënës të shkollës së mesme, kanë shkuar për të shëtitur te lokacioni Kodra e Minatorëve që gjendet në zonën e përgjegjësisë së Mitrovicës Veri.

“Këta të rinj pas përfundimit, me t’u kthyer në drejtim të urës kryesore, në afërsi të një udhëkryqi, dyshohet se nga një automjet i tipit Renault (ngjyrë e kaltër), i cili dyshohej se i ka përcjellë/vëzhguar, kanë dalë disa persona të dyshuar, të cilët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta rrahin/sulmojnë njërin nga nxënësit, përderisa të tjerët kanë arritur të largohen nga ai lokacion, në drejtim të urës kryesore”, thuhet në komunukatë.

Më pas në atë lokacion ku ka ndodhur rasti i sulmit ndaj nxënësit, përderisa ka shkuar dhe ka qenë në kryerje të detyrës një punonjës (kameraman) mashkull/kosovar i portalit “Insajderi” nga Kosova, i cili ishte duke e xhiruar autoambulancën që po e trajtonte rastin e fëmijës së sulmuar, dyshohet se i njëjti është penguar në kryerje të detyrës si dhe është goditur/sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar të cilët dyshohet se mund të kenë qenë personat e njëjtë.

Punonjësit (kameramanit) personat e dyshuar të cilët, sipas viktimës, kishin folur në gjuhën serbe, përveç sulmit/goditjeve të ushtruara ndaj tij, kishin tentuar t’ia marrin me forcë telefonin (celularin), pasi ka incizuar dhe ka pasur dëshmi të rastit. Më pas viktima (kameramani) ka marrë tretman mjekësor në emergjencën rajonale të Mitrovicës Jugu.

“Kameramani dhe nxënësit e tjerë në prezencë të zyrtarëve të QPS-së janë intervistuar në stacionin policor, përderisa lidhur me rastin janë njoftuar edhe kompetentët e shkollës të cilës i përkasin nxënësit. Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, në bashkëpunim me organet e drejtësisë në rastin “Sulm&lëndim trupor” që ndërlidhen njëra me tjetrën, është duke kryer hetime, me qëllim të ndriçimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka thënë Policia.

Njëkohësisht Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallime, që të përmbahen nga çfarëdo lloj provokimi apo incidenti i mundshëm, që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

“Po ashtu, Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që posedon informacione për personat e dyshuar të njoftojë Policinë në numrat kontaktues pa pagesë (192, 0800 19999, 038 550 999), si dhe përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informatat do të trajtohen në anonimitet të plotë”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?