KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia jep detaje për vdekjen e 25-vjeçarit në Prizren, një i dyshuar ndalohet për 48 orë
Kronika e Zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 25-vjeçarit në Prizren, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Kosova News
Kosova News 17:58 -22/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje zyrtare lidhur me vdekjen e një 25-vjeçari në një vendpunishte ndërtimi në Prizren, ngjarje që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar detaje të reja lidhur me vdekjen tragjike të një 25-vjeçari në një vendpunishte ndërtimi në Prizren.

Sipas Bytyqit, sot rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 25-vjeçar.

“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai bëri të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe Inspektorati i Punës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.

Bytyqi konfirmoi gjithashtu se me vendim të prokurorit është ndaluar një person i dyshuar.

“Deri më tani, me aktvendim të prokurorit, një i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Gjithashtu lexoni:

15-vjeçari nga Dragashi gjen kuletë me para dhe dokumente, e dorëzon menjëherë në Polici

Shifra shqetësuese në Ferizaj: 44 aksidente trafiku për shtatë ditë, 20 shoferë ndëshkohen me pezullim të patentës

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Policia sekuestron 27 motoçikleta në Mitrovicë, 155 kundërvajtje brenda dy javësh

Policia gjobit tre shoferë për tejkalime të rrezikshme në Klinë

Kosova News 22/06/2026 22/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Dugolli: Vetëvendosje nuk ka rol në protestat në Shqipëri
19:23 -22/06/2026
FFK-ja themelon Akademinë e Referimit të Kosovës
18:34 -22/06/2026
Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë
18:25 -22/06/2026
A do ta thyejë Messi rekordin ndaj Austrisë, këto janë formacionet
18:14 -22/06/2026
15-vjeçari nga Dragashi gjen kuletë me para dhe dokumente, e dorëzon menjëherë në Polici
18:10 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?