Policia e Kosovës (PK) njofton se një gruaje iu është sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën Osaj në Deçan, raporton.
Bëhet e ditur se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


