Të martën, policia në Prizren ka pranuar informatë se në një lokacion në qytet dyshohet se po zhvillohen lojëra fati dhe bixhoz, që në Kosovë për momentin është e ndaluar me ligj.
Patrulla policore në detyrë i është përgjigjur rastit dhe në lokalin e supozuar janë hasur 12 persona, në lokal ka qenë edhe pronari i lokalit i cili është i dyshuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit të lokali janë gjetur edhe disa prova dhe dëshmi që ndërlidhjen me organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit: disa qindra çipa-zhetonë pokeri dhe 7 palë letra pokeri.
Të gjithë të dyshuarit janë urdhëruar të paraqiten në stacionin policor dhe të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Nga hetuesi kujdestar është informuar Prokurori i Shtetit, të gjithë të dyshuarit me urdhër te Prokurorit pas intervistimit janë liruar vetëm njeri nga ata është ndaluar për 48 orë ne ndalim policor.


