Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 20 fishekë në valixhen e një personi, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rasti ndodhi pasditen e djeshme.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli në valixhen e një të dyshuari, u gjeten dhe sekuestruan 20 copë fishekë që i përkasin një arme zjarri.
“Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.


