Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar angazhimet për ngritjen e sigurisë në trafik. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, njësiti rajonal i trafikur rrugorë në bashkëpunim me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës kanë shqiptuar 71 gjoba.
Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:
Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit tejkalojnë i shpejtësinë.
Vetëm mbrëmë në bashkëpunim me Inspektorët e komunës së Prishtinës , në kuadër të këtyre angazhimeve, janë shqiptuar 71 gjoba për tejkalim të shpejtësisë prej tyre tri për ngasje në gjendje të dehur.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.


