Policia e Kosovës njofton se sot hetuesit e saj nga sektori rajonal i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj personin e kërkuar për shpërthimin e para disa ditësh në tregun e kafshëve në Prizren.
I arrestuar është i dyshuari XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim.



