Policia e Kosovës ka njoftuar se në një operacion për luftim të trafikimit të armëve ka arrestuar katër të dyshuar.
Në operacionin e zhvilluar në Pejë janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë (një AK-47 dhe katër revole), një predhë trombloni dhe 200 fishekë.
Ndërkohë në një operacion tjetër në Gjakovë, në fshatin Lug-Bunar, është arrestuar një person pasi kishte kultivuar kanabis. Bimët janë shkatërruar ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë dhe disa fishekë.
Në të dy rastet të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.


