Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe makinën e blinduar me vlerë mbi 300 mijë euro e kriminelit serb Milan Radojçiq, e kamufluar me logo të KFOR-it.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se brenda veturës Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur edhe leja e armës së tij Radojçiqit.
“Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë”.
“Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.
Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi.
“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Poashtu për çfarëdo pjesëtari I këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.


