Policia e ka arrestuar një të dyshuar për fajde në Pejë pasi i njëjti ia ka dhënë pesë mijë euro me fajde një personi e pastaj ia ka kërkuar 15 mijë euro.
Megjithëkëtë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe lënda i ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kohë më parë i kishte dhënë para me fajde rreth 5000 € viktimës mashkull kosovar, ku më pas ka kërkuar t’i kthehen 15000 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

